“Tre luanët” do të kenë punë me Izraelin në katërshe e do të jenë padyshim favoritë, ndonëse ky turne ka treguar se nuk i respekton parashikimet. Anglia U21 u kualifikua për në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian me fitoren 1-0 ndaj moshatarëve të Portugalisë, falë një goli të shënuar nga Entoni Gordon në minutën e 34-ët. Sfida çerekfinale në Gjeorgji ishte e vështirë pasi portugezët luftuan fort, por anglezët kanë një veçori në këtë Europian sepse nuk kanë pësuar asnjë gol deri tani. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Spanjës dhe Ukrainës.
Sfidanti.al