Reali e cilëson tani të pamundur afrimin e Kilian Mbapesë!

Gjithçka mori shtysë nga lajmet e dala në media se sulmuesi i Paris SG kërkon 240 milionë euro që të firmosë kontratë me cilindo ekip. Kilian Mbape duket se i ka vënë qëllim vetes të grumbullojë sa më shumë para, në krahasim me sa më shumë trofe, dhe tek Reali i Madridit padyshim që e kanë të pamundur t’i japin këto të ardhura. Klubi i madh spanjoll e ka pëlqyer gjithmonë Mbapenë, por blerjen tani e cilëson të pamundur sepse do të shkatërronte strukturën e rrogave në skuadër. Të paktën, kështu shkruan e përditshmja “Marka”.

Sfidanti.al