Portieri i Paris SG paska thënë diçka, për të cilën proteston se i është ndryshuar kuptimi. Fjalët e Xhixho Donarumës kanë ardhur pikërisht në momentin kur kombëtarja e Italisë mund të mburrej për një lloj krenarie të rikthyer, edhe pse minimale, pasi zuri vendin e tretë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Holanda u mund 3-2 jashtë fushe, në një finale të vogël të kontrolluar plotësisht dhe ku shënuan Dimarko, Fratezi dhe Kieza, ndërsa Bergvajn dhe Vajnaldum nuk mjaftuan për “tulipanët”. Donaruma paska thënë më pas se “këto kohë nuk po kënaqemi më duke luajtur, ashtu siç ndodhte më parë”. Mos ishte një kritikë për trajnerin Mançini? Donaruma deklaroi se “kuptimi i fjalëve është thjesht që ka më shumë presion”.
Sfidanti.al