Polonia i trembet më shumë fushës së stadiumit sesa Moldavisë

Trajneri Fernando Santos deklaroi se e ka studiuar mirë kundërshtarin e së martës, në ndeshjen e radhës eliminatore të Europianit. Polonia do të ndeshet me Moldavinë në Çisinau, dhe tekniku portugez ka dërguar “spiunë” në “Arenën Air Albania” për ta ndjekur ekipin moldav ndaj Shqipërisë, ashtu siç bëri edhe në sfidën ndaj Çekisë. “Moldavia nuk është sekret për ne, – thotë Santosi, – e kemi studiuar”. Gjithsesi, frika më e madhe lidhet me fushën, pasi terreni i stadiumit nuk duket shumë i mirë. Për këtë, Polonia do të stërvitet në këtë fushë që lojtarët të përshtaten. Besimi është i madh pas fitores së dytë në histori ndaj Gjermanisë (1-0), ndërsa dëmtime nuk ka.

Sfidanti.al