Spanja fiton Ligën e Kombeve, mund Kroacinë pas dramës së penalltive!

Është Spanja fituese e Ligës së Kombeve në futboll. Skuadra iberike triumfoi ndaj Kroacisë në finale, por vetëm pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa 120 minuta lojë u mbyllën në barazim pa gola. Një ndeshje e fortë u luajt në stadiumin e Roterdamit në Holandë, por asnjëra nga skuadrat nuk mundi të shënonte qoftë edhe një gol. Gjithçka u vendos nga 11-metërshat ku heroi i finales ishte portieri i Spanjës, Unai Simon. Ai priti dy penallti të kroatëve, ndërsa spanjollët humbën vetëm një gjuajtje. Skuadra iberike e fitoi për herë të parë Ligën e Kombeve, ndërsa këtë trofe ia shtoi titujve të tjerë që i kishte fituar në të kaluarën, duke dalë kampione e botës dhe dy herë kampione e Europës. Për Kroacinë, kjo ishte finalja e dytë e humbur pas asaj të Kupës së Botës në 2018 në Rusi ndaj Francës.

Penalltitë:

Vlashiç (+), Hoselu (+), Brozoviç (+), Rodri (+), Modriç (+), Merino (+), Majer (-), Asensio (+), Perishiç, Laporte (-), Petkoviç (-), Karvahal (+).

Sfidanti.al