Dy vjet më parë u largua me vrap nga Milano drejt Londrës, ndonëse tani e kuptoi se ishte “pelegrinazhi i gabuar”. Romelu Lukaku kaloi një tmerr të vërtetë tek Çelsi në Premier Ligë, dhe me kënaqësi u kthye tek Interi. Pas një sezoni të vështirë, ku ai pati edhe dëmtime, dhe ku iu desh kohë që të përshtatej dhe të merrte veten, së fundmi arriti t’i bindte të gjithë. Që nga prilli deri në fillim të qershorit, ai shënoi gola dhe ndihmoi ekipin të fitonte Kupën e Italisë, të arrinte finalen e Championsit dhe të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen. Tani, huazimi përfundon, por Lukaku është i vendosur të mos luajë më për Çelsin. Ai do të shkojë në “Stemford Brixh” që të bindë drejtuesit që ta lejojnë të vazhdojë tek Interi.
Sfidanti.al