Kasemiro është larguar dhe shpejt do të ikin edhe veteranët si Luka Modriç apo Toni Kros. Treshja legjendare e mesfushës së Realit të Madridit ndihmoi ekipin të fitonte 5 Champions, por mosha po bën të vetën. Gjithsesi, në “Santiago Bernabeu” kanë bërë gati planin dhe po e zbatojnë pikë për pikë. Në Madrid kanë mbërritur me radhë, Kamavinga, Çuameni dhe tani Belingham, një treshe shumë e re në moshë, që do të marrë stafetën nga “pleqtë”. Natyrisht, do të duhet kohë, dhe nuk dihet se cili mund të jetë ndër ta Modriçi i ri, por gjithsesi mediat europiane shkruajnë se presidenti Florentino Perez ka realizuar një goditje kryevepër.
Sfidanti.al