Rodri dhe Hoselu kalojnë Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve

Italia mbetet Itali edhe kur nuk ka yjet e dikurshëm, dhe kjo gjë  u kuptua edhe në përballjen ne “Furitë e Kuqe”. Ndonëse Të Kaltrit pakkush i pa në stadiumin e Enshedesë në Holandë, sërish ata u eliminuan vetëm dy minuta para fundit dhe në finalen e Ligës së Kombeve shkoi Spanja. Trajneri Luis de la Fuente e nisi shkëlqyeshëm një aventurë të re, ndërsa Roberto Mançinit iu shfaqen makthet e vjetra. Spanjollët kaluan në epërsi pas gabimit të Bonuçit, dhe Jeremi Pino nuk fali ndaj Donarumës, me ndihmën e Gavit. Një penallti që u shfaq si rrufe në qiell të pastër ndihmoi kampionët e Europës të barazonin me Imobilen, por dy minuta para fundit shënoi për 2-1 Hoselu. Më të mirët në fushë për fituesit ishin portieri Simone, Hesus Navas, Asensio dhe sidomos Rodri e Hoselu. Finalja e Ligës së Europës do të jetë Spanjë-Kroaci.

Sfidanti.al