Juventusi tërhiqet nga Superliga Europiane

Klubi torinez nuk pati çfarë të bënte dhe vendosi për “prapakthehu”. Juventusi nuk do të jetë pjesë e Superligës Europiane, projekt i cili nisi me 12 klube dhe për momentin ka mbetur me një ose me dy. “Zonja e Vjetër” me gjasë u kërcënua nga UEFA, dhe ndoshta zgjodhi të bënte një marrëveshje për të mos u përjashtuar nga kupat e Europës pas dënimit sportiv që iu dha në Itali. Gjithsesi, ata që mbeten në Superligë, Reali dhe Barcelona, kanë paralajmëruar për të shkuar në gjyq sepse e akuzojnë UEFA-n për shantazh.

Sfidanti.al