Bundesliga duket se do të vazhdojë të ketë të njëjtin “pronar”. Ende nuk ka përfunduar sezoni, por me gjasë konkurrimi ka ardhur tek fundi pasi një Bajerni aspak i frymëzuar fitoi 2-1 në fushën e Verderit. Kjo do të thotë se skuadra e trajnerit Tomas Tuhel ka tani 65 pikë ndaj 61 të Dortmundit që luan sot, ndërsa bavarezëve u mbeten edhe tri ndeshje për të zhvilluar. Serzh Gnabri dhe Leroi Sane ishin autorët e golave pas pushimit, në minutat 62 e 72, ndërsa Bajerni nuk u duk shuëm i bukur. Natyrisht, diferenca e golave është e pakrahasueshme për kampionët që kanë shënuar 83 ndaj 67 të Borusias dhe kanë pësuar 34 ndaj 40 të verdhezinjve.
Sfidanti.al