Çelsi duhet të jetë i lumtur që humbi vetëm 0-2 në Madrid

Reali bëri detyrën dhe mund ta kishte bërë edhe më mirë, por besohet se edhe kaq do t’i mjaftojë. Nuk pati histori çerekfinalja e parë e Championsit në “Bernabeu” me spanjollët që dominuan dhe fituan 2-0 pas golave të shënuar nga Karim Benzema dhe Marko Asensio. Blutë e Londrës ishin inferiorë dhe pati diferencë në klas, ndërsa kartoni i kuq i Ben Çiluellit shpëtoi miqtë nga pësimi i një goli në kundërsulm. Kampionët në fuqi të Europës nuk besohet se do të pësojnë 3 gola në “Stemford Brixh” përballë një skuadre që nuk di të shënojë shumë. Me lojtarë mjaft të mirë si Kante, Enzo Fernandez apo Mateo Kovaçiç, Çelsi nuk është ende një trup i bashkuar. Problemi nuk është vetëm Championsi, pasi londinezët janë 34 pikë prapa Arsenalit kryues në Premier Ligë duke qenë në vendin e 11-të dhe larg zonës që të kualifikon për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al