Zbythje sepktakolare e FSHF-së, frika nga arbitrat kalon tek shefat!

Dikur thonin me tallje “Estrada e Ballshit”, keto ditë mund të thuhet pa tallje “Estrada e FSHF-së”. Tamam si në Derbin e fundit: shumë tymnajë dhe pak futboll.Edhe FSHF-ja , në skandalin e fundit, hodhi shashka dhe kapsola se ekipi i Kastriotit ..mirë që kishte kërcënuar sistematikisht arbitrat, por paska trukuar edhe ndeshjen Kastrioti – Laçi! Ishte si një rrufe në qiell të pastër, ajo Federatë që u tregua miope kur u dënuam për trukime, këtë herë ia shkrepi ..brënda natës!

Pritej që Kastrioti të bëhej shembull ngaqë FSHF po e kërkonte një kokë turku për të mbajtur gjallë ..gijotinën e ndryshkur. Ajo që ndodhi është për faqet e para të “Ginesit” të Superliges. FSHF-ja u zbyth nga buja e madhe e zbulimeve që kishte bërë lidhur me Kastriotin dhe ndeshja e frikës Kastrioti-Bylis do të luhet në Elbasan pas pak ditesh!

Në futbollin tonë , frika është pjesë e lojës dhe zakonisht viktima janë ushtarët dhe jo ata që komandojnë ! Tani që frika u doli arbitrave dhe do të shkojnë si “Çeço” të gjykojnë ndeshjen në Elbasan, frika paska ngjitur shkallët në FSHF dhe tani u ka hyrë shefave të tyre. Janë gati të thonë se deklarata e pare, ajo që fliste për ndeshje të trukuar, per gol te anulluar me komandë, nuk ka dalë prej duarve të tyre. Madje fajtorët po kerkohen…

Sfidanti.al