Pronari i klubit londinez u pyet nga gazetarët përpara ndeshjes në Madrid sesi do të ishte përfundimi. “Ne do të fitojmë 3-0”, – tha Tod Boehli, duke shprehur besimin për Çelsin ndaj Realit. As tifozët më të zjarrtë nuk e kishin këtë besim, ndërsa miliarderi amerikan iu afrua rezultatit veçse në krah të kundërt. Madrilenët fituan 2-0. Mediat angleze nuk harruan të theksonin sesi Boehli ka bërë kaq shumë gabime që kur mori klubin majin e vitit të kaluar, ndërsa theksojnë se kaq i shtrenjtë është bërë futbolli i sotëm saqë nuk mund të krijosh ekip cilësor edhe kur shpenzon 600 milionë paundë stërlina, aq sa ka nxjerrë nga arkat Boehli.
Sfidanti.al