Majin e kaluar, një gazetar francez që kishte ardhur në Tiranë për të mbuluar finalen e Ligës së Konferencës, u shpreh privatisht se “ne që jemi në Paris, ndodhemi në një parajsë, por në të vërtetë jetojmë në ferr”. Me gjasë, gazetari francez i përkiste atyre të mendimeve të djathta, që pëlqejnë Francën e dikurshme të bardhë dhe europiane, e ndoshta kështu mendon edhe trajneri i Paris SG, Kristof Galtie. Një ish-bashkëpunëtor i tij i periudhës tek Nisa thotë sot se Galtie ka shprehur fjalë ofenduese ndaj racave dhe besimeve që nuk janë tradicionalisht të Francës. “Nuk mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”, – mësohet të ketë thënë Galtie.
Sfidanti.al