Napoli proteston për arbitrimin në “San Siro”

Gjyqtari hungarez, Ishtvan Kovaç, nuk u mor vesh mirë përse ndryshoi “stilin” pas pushimit. Në pjesën e parë, arbitri lejoi lojën e ashpër dhe protestat duke mos dhënë kartonë. Leao goditi flamurin e këndit me një veprim që meritonte të verdhën, dhe pastaj Kruniç bllokoi me faull të ashpër Zielinskin. Nuk pati kartonë për t’u nxjerrë nga xhepi. Pas pushimit, muzika ndryshoi në “çardash”. Kovaç dha dy të verdhë për Anguisën në vetëm 4 minuta, duke e përjashtuar me të kuq. Mund edhe t’ia kishte kursye të verdhën e dytë. Pastaj i dha të verdhë napolitanit tjetër, Kim, duke e bërë të jetë i skualifikuar për kthimin. Tek Napoli padyshim që kanë ankesa për arbitrimin.

Sfidanti.al