Champions, raundi i parë i derbit italian i shkon Milanit!

Përvoja luan rol të madh dhe sfida që përfundoi 4-0 në Serinë A pati në vetvete edhe ndikimin e afrimit të Championsit. Nuk është faji i Napolit që Milani ka dalë 7 herë kampion i Europës, dhe që qyteti i shkëlqyer në këmbë të Vezuvit nuk ia ka dalë kurrë. Historinë as nuk mund ta gjykosh, as ta ndryshosh, por vetëm të përpiqesh të krijosh një të ardhme të ndryshme. E pra, ku raundi i parë i derbit italian në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përfundoi 1-0 për kuqezinjtë, nuk duhet të habitemi aspak. As që skuadrën e Piolit duhet ta cilësojmë favorite për kualifikim.

Napolitanët merituan çdo lëvdatë në “San Siro” duke luajtur edhe më mirë sesa vendasit që kishin veshur fanelën e rëndë. Nuk shënuan sepse nuk patën fat, sepse nuk patën Osimhenin, Simeonen, ndërsa Raspadori hyri në fushë vetëm në 69’. Për më tepër, që nga 74’ ekipi i Spaletit luajti me 10 vetë sepse Anguisa doli me të kuqe. i përhershëm në formacion Amir Rrahmani i Kosovës. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Brahim Diaz në 40’, ndërsa Napoli bëri më shumë me 53 për qind mbajtje topi dhe 5 gjuajtje në portë ndaj 2 të vendasve, dhe me kornet 10-3. Gjithsesi, nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale.

Sfidanti.al