Lebron shënon 30 pikë dhe dërgon Lejkërsat në plej of

Nuk ishte e lehtë ndaj Minesotës, edhe pse sfida do të luhej në Los Anxhelos. Lejkërsat u desh të kishin një Lebron Xhejms në formë mjaft të mirë dhe një Denis Shrëder po ashtu të frymëzuar për të kaluar një sfidë të tillë, e për të kaluar nga plej ini në plej of. Përfundoi 108-102 për vendasit dhe Lebron Xhejms shënoi 30 pikë e kapi 10 topa në tabela, duke shtuar 6 asistë. Nuk mori një notë shumë të mirë, por ishte vendimtar. Shreder shënoi 21 pikë, ndërsa për miqtë Karl-Entoni Tauns realizoi 24 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 5 asistë, duke pasur edhe 3 bllokime gjuajtjesh. Atlanta arriti gjithashtu plej ofin pasi fitoi 116-105 në Majemi.

Sfidanti.al