Trajneri i Mançester Sitit u tregua shumë realist në përfundim të ndeshjes së Championsit. Pep Guardiola padyshim që ishte në “qiellin e shtatë” për suksesin 3-0 ndaj Bajernit, veçse nuk harroi të vinte pikat mbi “i”. “Kur luan përballë tij, atëherë e kupton sesa skuadër e madhe është Bajerni, – tha tekniku katalanas, – ishte një ndeshje në ekuilibër për 60 minuta, dhe në shumë momente ata ishin më mirë se ne. Goli i dytë na ndihmoi shumë, dhe ne ishim më mirë me top. Jam i lumtur për rezultatin. Kam jetuar në Mynih për 3 vjet, e njoh mentalitetin dhe cilësinë. Do të na duhet një tjetër ndeshje e madhe”.
Sfidanti.al