De Brujne nuk është i dëmtuar, thotë Guardiola!

Një futbollist si mesfushori belg është tepër i rëndësishëm për këtë skuadër. Kevin De Brujne u zëvendësua pranë fundit të ndeshjes së Championsit ndaj Bajernit, dhe ekzistoi frika se ai mund të kishte pësuar dëmtim, ndërsa u pa qartë se reagoi i zemëruar për largimin nga fusha. Në një sezon të ngarkuar, ku Mançester Siti lufton për titullin në Premier Ligë dhe është prapa Arsenalit, si dhe kërkon Championsit, shqetësimi më i madh është dëmtimi i yjeve. Gjithsesi, Pep Guardiola deklaroi se belgu nuk ka lëndim, por ai e largoi nga fusha për ta ruajtur.

Sfidanti.al