Një trajner padyshim inteligjent, që di të punojë mirë dhe të flasë bukur, dhe që jo më kot ka arritur dy finale Championsi në 2020 dhe 2021. Tomas Tuhel është një nga më të vlerësuarit njerëz të stolit sot për sot, ndërsa i zgjodhi fjalët pas humbjes së Bajernit të tij në stadiumin “Etihad” në Champions. “Ne nuk morëm shpërblimin që meritonim, – tha gjermani, – u përpoqa që lojtarët e mi ta hiqnin mendjen nga rezultati, sepse ai nuk e tregon historinë e ndeshjes. Duhet të përqëndrohemi tek ato gjëra që bëmë mirë. Ne luajtëm me personalitet dhe kurajë. Të paktën meritonim një gol, dhe që të pësonim një gol më pak. Natyrisht rezultati është i hidhur, por unë rashë pak në dashuri me skuadrën time këtë herë”.
Sfidanti.al