Siti ka 25 ndeshje radhazi pa humbur në shtëpi, por sa prapa Bajernit e Barçës!

Ka rekordin e skuadrave angleze dhe padyshim që është krenar për këtë. Mançester Siti i Pep Guardiolës numëron 25 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi në Champions. Në stadiumin “Etihad” janë arritur 23 fitore dhe ka pasur dy barazime, por këto shifra janë larg rekordeve. Në totalin e konkurrimit, që kur ai nisi në 1955, i paarritshëm është Bajerni i Mynihut me 43 ndeshje, që nga viti 1969 e deri në 1991, kur u mund nga Crvena Zvezda në gjysmëfinalen e luajtur në Mynih. Në fazën e Championsit, rekordin e mban Barcelona me 38 ndeshje radhazi nga viti 2013 deri në 2020.

Sfidanti.al