Arsenali vazhdon fluturimin në Premier, Siti nuk do ta ketë të lehtë!

Pep Guardiola dhe të vetët duhet të shtrëngohen mirë këtë sezon. Nga Londra sfida është shumë e fortë, dhe Arsenali hodhi një tjetër hap drejt titullit, ndonëse është ende tepër shpejt për të nxjerrë përfundime. Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta shkatërruan 4-0 Evertonin në “Emirejts”, duke u hakmarrë për humbjen e para pak javëve, e duke qenë 5 pikë mbi Mançester Sitin. “Topçinjtë” kanë 60 pikë në 25 ndeshje dhe kampionët kanë 55 në po kaq, ndërsa mbeten edhe 13 sfida deri në fund, pra 39 pikë në dispozicion. Edhe pse Siti quhet sërish favorit për shkak të cilësisë dhe përvojës, Arsenali nuk po dorëzohet. Martineli shënoi dy gola, Saka dhe Odegard ishin autorët e tjerë.

Sfidanti.al