Problem për Bajernin, Sane është në dyshim për Shtutgartin dhe PSG-në!

Njëri nga lojtarët më të talentuar, shpesh i kritikuar, por asnjëherë i hedhur poshtë. i tillë Leroi Sane, që në dy ndeshjet e fundit ka qenë i ndëshkuar pasi humbi autobusin e skuadrës, ndërsa në dy ndeshjet e ardhshme mund të mos luajë për shkak të një dëmtimi. Ai pësoi lëndim në stërvitje dhe sipas mediave gjermane është në dyshim për sfidën e Bundesligës ndaj Shtutgartit, si dhe për atë të javës së ardhshme ndaj Paris SG në Champions.

Sfidanti.al