Janë fjalët e birit të “mbretit” të vërtetë të futbollit, një legjende të Partizanit, që flet nëpërmjet tij edhe kur nuk është mes frymorëve. Fjala është për Ledio Panon, të birin e Panajot Panos, që pas humbjes së fundit të Partizanit në Shkodër për Kupë, dëshpërimi i tij ka kapur “demin” prej brirësh : “
“Ky është Partizani më i dobët, më i dobët nga të gjitha anët. Futbollistë pa ide, pa detyra, ku secili luan sipas dashirës së tij. Më dhëmb për një ekip që sillet në këtë mënyrë..” Dhe sipas tij kulmi i pacipësisë i sjelljes së tyre amorale në fushë, paska qënë një moment harakiri kur mes 7 lojtarë të Partizanit dhe 3 të Vllaznisë ,dhe u qëndis goli shkodran sikur të mos kishte asnjeri në mbrojtje! Dhe thotë trajneri Kolela i Partizanit se do të largohet nga ky ekip, pasi ata e dëgjojnë kur flet në dhomë, por kur dalin në fushë ..janë të tjerë!
Sfidanti.al