Interi i varur nga Lautaro, kur “demi” nuk shënon nuk ka fitore!

U bënë 8 ndeshje në kampionat që po ndodh ky fenomen. Zikaltërit janë bërë të varur nga golat e Lautaro Martinezit në Serinë A. Sipas statistikave, Interi ka marrë vetëm 1 pikë në 3 ndeshje ku argjentinasi nuk ka realizuar. Lautaro ka qenë shumë i mirë në 2023, që pas fitores së Kupës së Botës, me 6 gola në 8 ndeshje, por milanezët kanë nevojë për alternativa. Pra në 3 ndeshje pa gol nga ana e itj, Interi ka marrë 2 humbje e një barazim. Pritet se çfarë do të bëjnë Lukaku, Xheko dhe të tjerët.

Sfidanti.al