Dihet se trajnerët nga Apeninet nuk kanë “qullosur” gjë në vendin tonë, me përjashtim të një Xhani De Biazi në kombëtare. Xhovani Kolela është italiani i fundit që drejton në futbollin shqiptar dhe ai ka kaluar rekordet që tek Partizani i patën Agostineli, Iuliano, Lerda apo Sormani. Kolela është në stolin e të kuqve më gjatë se gjithë patriotët e tij dhe madje u duk se po i buzëqeshte fati, pasi ekipi i tij është vetëm 3 pikë larg vendit të parë. Megjithatë, mjaftoi humbja 1-3 në Shkodër me Vllazninë për Kupën e Shqipërisë për të ndryshuar gjithçka. Kolela është në rrezik dhe madje në takim me drejtuesit ka deklaruar se është gati të largohet nëse klubi mendon se ai është e keqja. Vllaznia ka qenë gjatë gjithë këtyre kohëve mallkimi i Partizanit, që prej vitesh nuk po arrin të fitojë ndaj saj, dhe që vjet u eliminua edhe nga kupa.
Sfidanti.al