Ksavi: Reali është favorit për gjysmëfinalen e Kupës!

Skuadra e tij ka pësuar goditje këto kohë, që nga humbja me Almerian, tek eliminimi nga Europa, dhe për më tepër do të ketë pengesa. Barcelona nuk është në momentet më të mira, aq më tepër kur ka dalë çështja e komenteve private të Ksavit për Levandovskin, ndërsa trajneri flet në prag të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit ndaj Realit. Ndeshja e nesërme luhet në “Santiago Bernabeu” dhe Ksavi i bie drejt. “Dua që të jem i sinqertë, – thotë ai, – Reali është favorit. Barcelona nuk është aspak keq, por Madridi është i rrezikshëm. Ata na mundën në La Ligë, ne fituam në Superkupë. Do të luftojmë për të fituar”.

Sfidanti.al