Pas Gjokës e Dajës ikën edhe Duro, Superliga nuk i duron dot emrat e stolit!

Po flasim për tre nga teknikët më shumë fitues të këtyre viteve dhe që kanë krijuar një emër në Shqipëri dhe në kupat e Europës, për aq sa ka qenë e mundur. Në Superligën shqiptare sot nuk janë 3 nga trajnerët më të njohur të vendit, dhe flasim për Ernest Gjokën, Ilir Dajën dhe Shpëtim Duron. i pari ka shkuar në Lindjen e Mesme (Arabi Saudite) ku drejton Ohodin e kategorisë së dytë, i dyti është në Kosovë tek Ballkani, ndërsa i treti sapo u zgjodh trajneri i Strugës në Maqedoninë e Veriut, ku do të ketë mundësi të luftojë për titull pasi ekipi i shqiptarëve është në vendin e parë të Ligës së Parë. Superliga jonë duket se ndjek shembullin e shumë veprimtarive të tjera ku karriera dhe CV-ja shpesh nuk bëjnë punë, por më tepër të sigurojnë postin telefonatat dhe miqësitë jashtë stadiumeve.

Sfidanti.al