Thellohet kriza e Barçës, Ksavi vë në diskutim Levandovskin!

Koha e sotme të nxjerr shumë lehtë “lakuriq” dhe kështu i ndodhi trajnerit të Barcelonës, Ksavi Hernandez. Një kamera ka zbuluar se tekniku katalanas, në një bisedë me portierin e Vijarrealit, Pepe Reina, ka vënë në diskutim përkushtimin maksimal të Robert Levandovskit tek Barcelona. Sulmuesi po kalon një krizë në formën e tij, ndërsa po ashtu katalanasit janë eliminuar edhe nga Liga e Europës, ndërsa barazuan javën e fundit në La Ligë. Nuk dihet sesi do të ndikojë ky zbulim i mediave në raportin mes Ksavit dhe Levandovskit, por kuptohet që këtu nuk ka asgjë të mirë.

Sfidanti.al