Këtë sezon janë në konkurrimin më të madh të Europës e të botës për ekipet e klubeve, por si i bëhet për edicionin që vjen. Milani dhe Interi ka rënë në një “gropë të zezë” nga e cila nuk po dalin dot, edhe pse zikaltërit fituan Superkupën e Italisë. Zona Champions mbetet me tension pavarësisht dënimit të Juventusit (që ndoshta mundet edhe të anulohet). Lacio, Roma dhe Atalanta po afrohen dhe njëra nga milanezet mund të mbetet jashtë nëse do të vazhdojne me këtë formë. Në Itali shkruajnë se ekipet kanë humbur “librin e instruksioneve”, se ka gabime taktike, probleme të trajnerëve, të yjeve dhe të klubeve që nuk kanë financat e duhura për t’u forcuar, apo edhe për të mbajtur lojtarët që kanë.
Sfidanti.al