Roma kërkon 35 milionë euro për Zaniolon, por Milani jep vetëm 25!

Dukej si një “scoop” në morinë e lajmeve të merkatos që më këtë periudhë të vitit janë të zakonshme.  Por në të vërtetë, Milan e ka seriozisht dhe kërkon të marrë shërbimet e Nikolo Zaniolo në këtë session të tregut të transferimeve. Pas kontakteve të para mes palëve, mediat italiane kanë zbuluar një tjetër takim mes Paolo Maldinit dhe menaxherit të futbollistit. Bisedimet kanë afruar më shumë këtë transferim të bujshëm, pasi vetë Zaniolo dëshiron të veshë ngjyrat kuqezi.  Pengesë mbetet vetëm Roma. Klubi verdhekuq ka pretendime të rëndësishme financiare për 23-vjeçarin që konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian. Roma ka zbritur deri në 35 milion euro si vlerësim për kartonin e Zaniolo, por Milan ka një tjetër ofertë. Klubi kuqezi kërkon të transferojë futnbollistin me një formulë huazimi, duke paguar 2 milion euro menjëherë, përpara se të aktivizojë të drejtën e blerjes së kartonit për 23 milion euro të tjera në fund të sezonit. Dy klubet dken larg, dëshira e Nikolo Zaniolo për të luajtur me Milanin do të jetë vendimtare në gjetjen e një pike takimi për marrëveshjen përfundimtare.

Sfidanti.al