Tenisti grek kishte humbur të katër gjysmëfinalet e mëparshme në Melburn, por përfundimisht ia doli. Stefanos Cicipas u kualifikua për në finalen e Australian Openit pasi mposhti në katër sete rusin Karen Haçanov. Ishte një sfidë e fortë në gati 3 orë e gjysmë dhe Cicipasi fitoi 3-1 me rezultatin e seteve 7-6, 6-4, 6-7, 6-3. “Ne punojmë për këto momente, – tha ai pas fitores, – vij nga një vend i vogël si Greqia dhe duhet ta ngremë lart emrin e tenisit grek. Faleminderit për mbështetjen”. Cicipas do të përpiqet të fitojë Grand Slemin e parë në karrierë, ndërsa humbi finalen e Rolan Garosit në 2021 ndaj Novak Gjokoviçit.
Sfidanti.al