Veterani 37-vjeçar nuk arriti të realizonte gol as këtë herë. Natyrisht, ishte vetëm ndeshja e tij e dytë me Al Nasrin në Arabinë Saudite, ndërsa mori pjesë në gjysmëfinalen e Superkupës, ku ekipi i tij u mund 3-1 nga Al Itihadi. Për Kristiano Ronaldon kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa shënuar, pas asaj në kampionat që u fitua 1-0. Kristiano pati një mundësi në pjesën e parë, ndërsa u përpoq të ishte aktiv, por mbrojtja kundërshtare nuk e lejoi. Duket se ende nuk është përshtatur me lojën e ekipit, dhe po ashtu shokët e tij nuk po mundet t’ia shërbejnë topat siç duhet.
Sfidanti.al