Një reagim që mund të kthehet pak a shumë si ai i Ronaldos. Dikur ishte portugezi armiku kryesor i tifozëve të Atletikos së Madridit. Atë e tallnin, e sulmonin me fjalë e me ndonjë send, por ai gjithmonë shënonte. Ndoshta i tillë do të jetë edhe Vinisiusi, pasi braziliani u shënjestrua ashpër nga tifozët përpara çerekfinales së Kupës së Mbretit, Real-Atletiko. Ai shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 pas kohës shtesë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa përpara ndeshjes përkrahësit kundërshtarë kishin varur në një urë të Madridit një mishërim të tij në formë kukulle. Atletiko shënoi e para me Moratën, barazoi Rodrigo, e pastaj në shtesë Benzema dhe Vinisius i dhanë fitoren Realit.
Sfidanti.al