Barcelona nderon Busketsin për mbi 700 ndeshjet si “blaugran”!

Vetëm dy legjenda katalanase mund të mburren se kanë më shumë paraqitje me këtë fanelë sesa ai. Sergio Buskets kaloi 700 ndeshjet si lojtar i Barcelonës, diçka që e ka bërë për 15 vite me radhë, duke fituar 31 trofe. Klubi katalanas e nderoi këtë arritje të kapitenit, duke i dhënë një pllakat të madh në tapetin e stadiumit, përpara ndeshjes ndaj Getafes në La Ligë. Presidenti Laporta ishte në krah të tij, ndërsa u nderua edhe fitorja e Superkupës së Spanjës. “Busi” ka luajtur mbi 700 ndeshje si “kule”, dhe përpara tij jan vetëm Lionel Mesi me 778 ndeshje si dhe trajneri i tij i tanishëm, Ksavi, me 767.

Sfidanti.al