Kristjan Asllani sot përballë së shkuarës, shpresoj të luajë për Interin ndaj Empolin!

Nuk bëhet fjalë për trofe, por për një përballje mjaft të ndjerë. Kristjan Asllani do të vihet sot përballë të kaluarës së tij të afërt italiane, kur Interi të presë Empolin në stadiumin “San Siro”. Përballja është në program në 20:45, dhe mesfushori i kombëtares shqiptare shpreson shumë që trajneri Simone Inzagi të bindet për ta aktivizuar që nga minuta e parë. Edhe nëse kjo nuk ndodh, siç parashikon “La Gazeta delo Sport”, 20-vjeçari beson se do të ketë mundësi për shumë më tepër minuta në fushë. Natyrisht, emocionet duhet të jenë të forta për një lojtar që u bë i njohur në Itali pikërisht tek Empoli, për të cilin shkëlqeu fazën e dytë të sezonit të kaluar duke shënuar edhe gol në “San Siro” ndaj Interit. Ai gol ishte një arsye më shumë që zikaltërit ta merrnin në ekip gjatë verës së shkuar.

Gjithsesi, aventura milaneze nuk ka qenë aq e lumtur për shqiptarin, të paktën përsa i përket aktivizimit. Atij i dhënë mundësia pak herë dhe me minutazh të kufizuar, ndërsa Inzagi ka pasur më shumë besim tek përvoja e Brozoviçit, Çalhanoglusë apo Mkitarianit, pa llogaritur Barelën. Sidoqoftë, Asllani po bind gjithnjë e më shumë dhe ndoshta fitorja e Superkupës së Italisë në finalen ndaj Milanit mund t’i japë më shumë besim dhe vlerësim ndaj vetes se mund t’ia dalë mbanë edhe në një ekip të madh si Interi.

Sfidanti.al