Donçiç është sërish magjik, por jo si më parë, Klipersat fitojnë në Dallas!

Superylli nga Sllovenia quhet nga komentatorët amerikanë të NBA-së si “Luka Magic”, pra magjia me emrin Luka. Donçiç bëri një paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e fundit, me 29 pikë e 10 topa në tabela (por, jo tripëll dabëll), veçse Dallasi u mund në shtëpi nga Los Anxhelos Klipersat. Miqtë nga Kalifornia nuk patën aspak respekt për “të zotët e shtëpisë” duke triumfuar 112-98 dhe Kauai Leonard realizoi 30 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 3 asistë. Pol Xhorxh e ndihmoi me 21 pikë dhe Pauell me 19. Dallasi ka 25 fitore e 23 humbje në vend të 5-të në Perëndim, ndërsa Klipersat janë ngjitur në vend të 6-të me vetëm një humbje më shumë.

Sfidanti.al