Juventusi kishte 8 ndeshje pa gol, me Napolin dhe Atalantën pësoi plot 8!

Mund të ndodhë edhe kështu, ndërsa është po e njëjta skuadër me thuajse të njëjtit lojtarë. Jo vetëm kaq, por tashmë ka edhe rikthime siç janë Di Maria, Kieza apo Kuadrado. Megjithatë, Juventusi po habit fort pasi ka kaluar nga skaji në skaj. Me trajnerin Alegri kishte 8 ndeshje radhazi që nuk pësonte gol, duke pasur një mbrojtje “beton”, dhe kjo e lejoi të ngjitej deri në vendin e dytë në Serinë A, pavarësisht një fillimi shumë të keq. Megjithatë, në dy sfidat e fundit ka pësuar plot 8 gola, pesë nga Napoli dhe 3 nga Atalanta, me duelin e fundit që u luajt në kushte të vështira psikologjike pas vendimit të gjykatës sportive të apelit për t’i hequr 15 pikë për shkak të atij që cilësohet “skandali i plusvalencave”.

Sfidanti.al