Debutimi i Kristiano Ronaldos, pa gol veçse me përpjekje roveshate!

Luajti 90 minuta dhe mezi kishte pritur, ndonëse nuk e lejuan që të realizonte. Kristiano Ronaldo e bëri debutimin në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite me fanelën e Al Nasrit, në një fitore 1-0 në shtëpi ndaj Etifakut. Golin e vetëm e shënoi Taliska në 31’, ndërsa superylli 37-vjeçar portugez spikati me disa veprime të tij tipike. Provoi një roveshatë në 73’, ndërsa në një aksion e hutoi kaq shumë mbrojtësin saqë e rrëzoi në tokë në zonën e rreptësisë.

Sfidanti.al