“Kanibali” Erling Haland, barazon Këpucën e Artë në Premier

Ka 23 gola pas 19 ndeshjeve, dhe ndonëse ka pasur përballje kur nuk ia ka dalë të shënojë, sërish mbetet i jashtëzakonshëm. Erling Halandi është një “Bishë” e vërtetë për golat, gjë që e tregoi me 3-golëshin e radhës në Premier Ligë, të katërtin këtë sezon. Trajneri Pep Guardiola ishte ankuar se skuadra e tij nuk po tregonte “zjarrin” e duhur, por e mori një përgjigje. Halandi barazoi të gjithë fituesit e Këpucës së Artë në Angli që nga viti 2018, ndërsa rekordi i përbashkët i Alan Shirerit dhe Endi Koulit, me 34 gola, duket se është e sigurt që do të bjerë.

Sfidanti.al