Fitorja ishte e vështirë përtej shifrave 2-0. Vërtet, Reali ia doli ndaj Atletikut në Vendet Baske, por mund të kishte ndodhur çfarëdo gjëja nëse nuk do të kishte qenë gjuajtja e shkëlqyer e Karim Benzemasë që kaloi “los blankosit” në avantazh. Më pas, u desh të pritej minuta e fundit që Toni Kros të vuloste fitoren dhe tri pikët që bëjnë Realin të mos shkëputet nga Barcelona. Diferenca mbetet vetëm 3 pikë në favor të katalanasve. Sfida në “San Mamesin” e ri ishte shumë e fortë, dhe baskët e madrilenët ndanë zotërimin e topit (49-51) Atletiku tentoi më shumë portën me 10 gjuajtje ndaj 7, edhe pse në kuadrat secila skuadër futi nga 3. Imagjinoni, goditjet nga këndi ishin 12-2 për vendasit, por për fat mbrojtja madrilene rezistoi fort. Komentet mediatike ishin që Reali ishte shumë më i përmirësuar në krahasim me Superkupën.
Sfidanti.al