Në fillim iu bë nderi kundërshtarit duke theksuar se ai që meritonte të ndërronte fanelën me bavarezët ishte hungarezi Dominik Soboslai, edhe pse mirë luajti edhe objektivi i Bajernit, Konrad Laimer. Përsa i përket lojtarëve nga Mynihu, pati disa prej tyre që u veçuan, por jo Xhamal Musiala këtë herë. “Kaizeri” (si Bekenbaueri) u vlerësua Matijs De Ligt, “Zoti i Futbollit” ishte Xhoshua Kimih, “Bomberi” ishte Serzh Gnabri, ndërsa “Mjeshtri i Ndeshjes” u shpall Erik Çupo-Motingu.
Sfidanti.al