Juventusi pa Europën? Humbjet mund të arrijnë në 100 milionë euro!

Vetëm paratë e UEFA-s shkojnë mesatarisht 80 milionë në edicion për pjesëmarrjen në Champions dhe arritjen e disa sukseseve. Juventusi ka fituar mjaft, edhe pse këto kohë nuk ka parë me sy as gjysmëfinalen. Pra, rreth 80 milionë euro vetëm nga UEFA, por edhe shumë para nga ndeshjet e shifra totale mund të shkojë në 100 milionë euro nëse “Zonja e Vjetër” mbetet jashtë garave kontinentale, sidomos jashtë Ligës së Kampionëve. Kjo do të thotë rreth 20 për qind e të ardhurave totale vjetore, por një mbetje jashtë Europës do të ishte edhe një ulje e të ardhurave nga sponsorët.

Sfidanti.al