Erdhi dita që Modriç dhe Kros të jenë zëvendësues tek Reali!

Treshja e madhe e mesfushës tashmë nuk ekziston më. Jo vetëm sepse Kasemiro ka kaluar tek Mançester Junajtidi, por edhe sepse Reali po ndërron “pjesët”. Në fitoren 2-0 arritur në sfidën e La Ligës në fushën e Bilbaos, skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti pati në mes lojtarë të tjerë si Kamavinga, Çuameni dhe Valverde, ndërsa në sulm Marko Asensio i kishte zënë vendin të ndëshkuarit Rodrigo. Legjendat e vjetra, Luka Modriç dhe Toni Kros hynë vetëm në pjesën e dytë, madje gjermani vetëm për pak më shumë se 5 minuta. Mosha bën të vetën dhe në Madrid të respektojnë, por edhe të ulin në stol. Pas treshes së madhe Mesi-Ksavi-Iniesta, tani po largohet edhe Kasemiro-Modriç-Kros.

Sfidanti.al