Nojer, Mane dhe Lykas Hernadez të dëmtuar, por Rumenige ka besim!

Bajerni do të duhet të përballojë dy probleme gjatë fazës së dytë të sezonit. Së pari, zhgënjimin e madh të 7 lojtarëve që ishin pjesë e Gjermanisë pas dështimit të “pancerave” në Kupën e Botës. Së dyti, aspak gjë e vogël janë dëmtimet pasi 3 nga futbollistët kryesorë janë jashtë “shërbimi”. Kapiteni Manuel Nojer mbylli sezonin, mbrojtësi i Francës, Lykas Hernandez po ashtu kthehet në fushë në nisje të sezonit të ardhshëm, ndërsa Sadio Mane do të kthehet pranë fundit të shkurtit. Gjithsesi, ish-shefi ekzekutiv dhe legjenda Karl-Hajnc Rumenige ka besim. “Kujtoj vitin 2018 dhe zhgënjimin e Botërorit, – tha ai për gazetën “Abendcajtung”, – lojtarët reaguan në Mynih dhe arritën suksese. Natyrisht, kemi dëmtime të rëndësishme si Nojer, Mane, Hernandez, shpresoj të mos dëmtohet ndonjë tjetër”.

Sfidanti.al