Van Dajk “ngrin” Liverpulin, mund të jetë i dëmtuar në kofshë!

Nuk dihet sesa mund të mungojë, por e qartë që nuk do të jetë dëmtimi që i shkatërroi sezonin 2020-2021. Virgil Van Dajk ishte hija e vetvetes në humbjen 1-3 të Liverpulit në fushën e Brentfordit dhe u zëvendësua në pushim. Kritikat ishin të shumta nga tifozët dhe nga analistët, veçse trajneri Jurgen Klop deklaroi se qendërmbrojtësi holandez kishte pësuar një dëmtim në kofshë, ndaj nuk mund të vazhdonte më tej. Van Dajku u pa në stol në pjesën e dytë me këmbën të lidhur, ndërsa shpresohet që të mos mungojë gjatë.

Sfidanti.al