Ka bërë një deklaratë që ka vlerën e një goli në trekëndësh , Erdenis Gurishta i Vllaznisë: “ Edhe aktorët e Teatrit Popullor do t’i kishin zili futbollistët në atë ndeshje..”. Po cila është kjo ndeshje ku loja në skenën e fushes, paska nxitur futbollistët të demostrojnë “mjeshtri aktori” ? E bekuara e javës paska qenë Kastrioti-Egnatia 2-3, për të cilën Gurishta ka bërë një krahasim që ndez fantazinë e dyshimit…
Në Superligë, të veçosh një ndeshje për teatër.. është tamam si të numërosh qimet e gomarit me dorezë boksi..Siç duket, në këtë biçim futbolli, ku futbollistët ndërrojnë rolet e aktrimit nga javë në javë, ku ekipet një herë vriten dhe një herë të ..vrasin, ndeshja në fjalë paska marrë çmimin e javës. Dhe kur në juri ngjiten vetë futbollistët, gjykimi nuk lë vend për dyshime…
Batuta e Gurishtës na ka kujtuar një histori të paharruar në një ditë të pazakonte, si ajo kur u prish Teatri Popullor. E pyetën buldozeristin që prishi ndërtesën e Teatrit : “ Po godinën e Teatrit të futbollit a do ta prishni ?” Përgjigja e tij, tashmë ka hyrë në “ginesin” e futbollit : “ Aty nuk është punë për buldozerin, sepse teatri me top i ka rrënjët thellë…”
Sfidanti.al