Nuk dihet nëse do të mundë që t’ia hedhë, ndërsa ajo që ndodhi me legjendën serbe, Sinisha Mihajloviç, nuk paralajmëron asgjë të mirë. Dakord, janë sëmundje të ndryshme, ajo e Sinishës leuçemi dhe kjo e Xhanluka Vialit tumor, por rreziku është thuajse i njëjtë. Ish-sulmuesi i Sampdorias, Juventusit dhe Çelsit ndodhet në një spital të specializuar në Londër dhe sipas “La Gazeta delo Sportit” gjendja e heroit të dikurshëm dorian mbetet e rëndë. Gjithsesi, Antonio Pintus, përgjegjësi fizik tek Reali, thotë se ka besim tek ai. “Xhanluka është një luan i pamposhtur, – thotë ai, – e njoh mirë dhe e di se do të luftojë”. Pintus ka qenë me Vialin tek Juventusi dhe tek Çelsi.
Sfidanti.al