Pra, nuk është i detyruar klubi spanjoll që të sakrifikojë dy mesfushorët e shkëlqyer për t’i bërë vend nga ana financiare dhe nga ana sportive një talenti të tillë. Reali i Madridit ka nisur operacionin për marrjen e Xhud Belinghamit verën e ardhshme, dhe në mesfushë adoleshenti anglez do t’i bashkohej të rinjve të tjerë si Çuameni, Valverde dhe Kamavinga. Një mesfushë për të ardhmen, ku Luka Modriç dhe Toni Kros do të dukeshin si “gjyshër”. Në Madrid ka optimizëm se do t’ia dalin konkurrencës me klubet angleze. Gjithsesi, konkurrenca pritet e ashpër sidomos me Modriçin që është në formë të madhe (lojtari i tretë më i mirë i Botërorit pas Mesit e Mbapesë) dhe Krosin si gjithmonë në nivel të lartë.
Sfidanti.al