Bashkë me Lebron Xhejmsin ka qenë lojtari më i mirë i ekipit gjithë këtë periudhë, dhe ka qenë shpresa se diçka e mirë mund të arrihet. Entoni Dejvis luajti në nivele tepër të larta, me gjasë shpesh edhe më mirë se “Mbreti i basketbollit”, por shkëlqimit të tij i erdhi fundi, të paktën për disa kohë. Ndeshja ndaj Sharlotës ishte e katërta radhazi që basketbollisti qendër humbi për shkak dëmtimi në këmbën e djathtë, ndërsa Los Anxhelos Lejkërsat dolën me lajmërim botor në Tuiter, ku njoftuan se Dejvisi do të mungojë për një kohë të pacaktuar. Gazetari i shumëinformuar, Adrian Vojnarovski i ESPN-së sqaronte se ylli do të jetë jashtë parketit të paktën edhe për një javë, për të bërë një parashikim tjetër shëndetësor.
Sfidanti.al